Kukësi përgatit rikthimin në shtëpi dhe fton të gjithë tifozët të mbushin shkallët e “Arenës” së qytetit verilindor të shtunën në orën 20:00 nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Sfida me Laçin, e vlefshme për garën e vendit të dytë në klasifikim, merr një rëndësi të veçantë pasi për herë të parë pas tre vjetësh, tifozët e qytetit verilindor do të zbarkojnë në stadiumin e shtëpisë që pas rikonstruksionit të plotë. Hyrja do të jetë e lirë për tifozët e skuadrës së drejtuar nga Diego Longo.
Në ceremoninë e inagurimit të stadiumit të ri do të jetë dhe kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit nuk ka lënë pa e ironizuar presidentin e Kukësit që është dhe kryebashkiak Safet Gjicin për të cilin tha:
“Stadiume europiane bën Safet Gjici”, ishte ironia e Ramës gjatë bisedës me kryebashkiakun e Kamzës Rakip Sulin.