Asambleja e FSHF mblidhet sot në një mënyrë të pazakontë dhe të jashtëligjshme.
Ndonëse FSHF ka insistuar për zhvillimin normal të një Asambleje që duhet ë prodhojë emrin e presidenti të ri të saj dhe të Komitetit Ekzekutiv, ka vendim gjykate që e cilëson të paligjshëm zhvillimin e këtij aktiviteti.
Gjatë kësaj Asambleje të paligjshme foli presidenti i pezulluar i FSHF-së Armand Duka, i cili u shpreh se çdo përpjekje nga jashtë për përmirsimin e futbollit krijon kaos.
Megjithatë më shumë se sa propaganda e Dukës, ajo që ra në ishte se presidenti i pezulluar i FSHF-së nuk dinte të lexonte fjalimin që ia kishin përgatitur.
Duka gjatë fjalës së tij ngeci dhe u ngatërrua shumë herë, madje u habit dhe nga ajo çfarë i kishin shkruar në letër sa dhe vet nuk e besonte.