Pavarsisht tentativave për të mos njohur vendimet e Gjykatave, FSHF-ja është gjunjëzuar sërish.
Pas shtyrjes së datës së zgjedhjeve, FSHF-ja ka njohur zyrtarisht si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Eduard Prodanin.
POSTIMI I EDUARD PRODANIT
ANETAREVE TE SHOQATES RAJONALE TE FUTBOLLIT TIRANE
Me ne fund FSHF njeh rezultatin e ligjshem te zgjedhjeve ne Shoqaten Rajonale te Futbollit te Tiranes. Beteja per transparence dhe lufta per drejtesi ja vlejti.
Tashme Tirana do te kete nje perfaqesi te vertete per futbollin e ne sherbim te futbollit. Ashtu si ju kam premtuar do te jem zeri juaj dhe avokati i tere komunitetit te futbollit ne Kryeqytet.
Falenderoj te tere ata qe me besuam, me inkurajuan dhe me mbeshteten ne kete perpjekje.
Mezi pres t’ja nisim punes se bashku!
