Kampionati i lë vendin Kupës. Do të luhen në mesjavë ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sida e parë do të zhvillohet të mërkurën teksa në stadiumin “Elbasan Arena” do të vihen përballë njëra-tjetrës Teuta dhe Skënderbeu duke filluar nga ora 16:45. Përballja e parë ka përfunduar me fitoren 1-0 të ekipit durrsak.
Tri sfidat e tjera të çerekfinaleve do të luhen të enjten. Laçi pret Egnatian në shtëpi në ora 13:45 me sfidën e vajtjes që është mbyllur në barazim 1-1. Po në këtë orë në Shkodër do të zhvillohet sfida tjetër Vllaznia-Flamurtari me shkodranët që vijnë më të favorizuar pasi kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.
Kjo fazë mbyllet me derbin e kryeqytetit Partizani-Dinamo, sfidë që nis në ora 18:00 e që luhet në stadiumin “Air Albania”. Takimi i parë është mes tyre përfundoi në barazim 1-1. Këto katër sfida do të përcaktojnë më tej edhe ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë
E mërkurë, 09.02.2022
Teuta-Skënderbeu (1-0) ora 16:45
E enjte, 10.02.2022
Laçi-Egnatia (1-1) ora 13:45
Vllaznia-Flamurtari (2-1) ora 13:45
Partizani-Dinamo (1-1) ora 18:00