
Dy persona humbën jetën pasi një avion i vogël u rrëzua në një pyll në shtetin Sao Paulo të Brazilit juglindor, njoftuan autoritetet lokale
Avioni Piper Comanche, i regjistruar si PT-DKA, u ngrit të enjten në mëngjes nga një aeroport privat në qytetin e Sao Paulos, me dy persona në bord, thanë autoritetet lokale.
Forcat Ajrore Braziliane thanë se ekspertët e saj po përcaktojnë shkakun e rrëzimit.
Aksidenti ndodhi në një zonë malore të pyjeve tropikale, ku dhe një helikopter që po shkonte për në ishullin Ilhabela u rrëzua dhjetorin e kaluar, duke vrarë katër persona.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co