
Erlis Frashëri nuk është më pjesë e Skënderbeut. Klubi korçar ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me mbrojtësin, me njoftimin që tashmë është shpërndarë në kanalet e klubit. “Klubi “Skënderbeu” ka shkëputur kontratën me konsensus me kapitenin Erlis Frashëri” – Shkruan klubi.
35-vjeçari ka luajtur në këtë edicion të kampionatit në 19 ndeshje. Për të, ky ishte sezoni i 3-të me këtë skuadër. Më parë, Frashëri është aktivizuar te Teuta, Kamza dhe Drenica.
Menjëherë pas “divorcit”, futbollisti u zyrtarizua te Flamurtari në Kategorinë e Parë. “Erlis Frasheri eshte zyrtarisht i futbollist Flamurtari Football Club” – Shkruan klubi.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co