
TIRANE
Ministri i jashtëm Igli Hasani uron Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë. Hasani, i cili ka shpërndarë dhe një video nga momentet e Pavarësisë dhe mbledhjet e përbashkëta me qeverinë e Shqipërisë, shkruan se Shqipëria do jetë gjithmonë krah saj.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkruan Hasani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co