157 ndeshje me Belgjikën, lojtari thotë mjaft, largohet nga përfaqësuesja

157 ndeshje me belgjiken lojtari thote mjaft largohet nga perfaqesuesja
157 ndeshje me belgjiken lojtari thote mjaft largohet nga perfaqesuesja

Vertonghen thotë mjaft. Mbrojtësi është tërhequr nga kombëtarja e Belgjikës, pas përfundimit të rrugëtimit të Europianit. Njoftimi ka ardhur nga vetë lojtari, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

37-vjeçari numëron jo pak por 157 paraqitje me fanellën e përfaqësueses së këtij vendi. “E para, e fundit. Faleminderit për të gjitha kujtimet, kam jetuar ëndrrën time”, ka shkruar Vertonghen.

Te Belgjika do të nisë një erë e re, pasi edhe disa lojtarë të tjerë, pritet të hapin rrugë, duke i lënë vendin të rinjve në kombëtare. Belgjika u eleminua nga Franca, në fazën e 1/16 të Europianit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →