15 vite nga anëtarësimi në NATO/ “Një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare”, Berisha: Ja reforma më e dhimbshme që na u desh të bënim

15 vite nga anetaresimi ne nato nje nga ngjarjet me te rendesishme kombetare berisha ja reforma me e dhimbshme qe na u desh te benim
15 vite nga anetaresimi ne nato nje nga ngjarjet me te rendesishme kombetare berisha ja reforma me e dhimbshme qe na u desh te benim

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje aktivitet dedikuar 15 vjetorit të anëtarësimit në NATO, ka deklaruar se anëtarësimi ishte një mrekulli dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare.

Ai ka shtuar se ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara

“Një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA kishin një rendësi të veçantë për anëtarësimin tonë në Aleancë.
Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka bërë shumë reforma, për mua më e dhimbshmja ishte ajo e reformës në ushtri. Ishim një shtet i militarizuar, ushtri që i shërbente paranojës së diktatorit. Kishim 320 mijë rezervistë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →