Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme në Kongresin e PS ndryshime të forta në qeveri.
Mbi ngjarjen ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Në një postim në rrjetin social Facebook ai e quan kreun e qeverisë Rama një gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të vendit.
Postimi:
Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:
të vërtetën e quan helm;
korrupsionin e quan reformë;
hajdutin e quan të suksesshëm;
kriminelin e quan deputet;
vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;
vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.
Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co