
Arteta në kërkim të titullin kampion! Trajneri i Arsenalit duket shumë i pafat teksa edhe në vitin më të keq të Manchester City, Liverpuli është në një super ritëm dhe aktualisht mban vendin e parë me 64 pikë.
Arsenali vjen i dyti me një ndeshje më pak dhe me 53 pikë, por për Artetën, asgjë nuk ka mbaruar. I nervozuar nga pyetjet e shpeshta të gazetarëve nëse ekipi i tij e ka mbyllur me titullin kampion, Arteta tha: “Vetëm kur të vdes unë, e kemi mbyllur me titullin kampion. Nëse nuk mundemi, unë mund të shkoj edhe në shtëpi.
Matematikisht është e mundur, duhet të luash në çdo ndeshje. Kishim një shans të shkurtonim diferencën, por kjo nuk ka rëndësi. Nëse do të fitosh Premier League duhet të bësh diçka të veçantë dhe ne duhet ta tentojmë”, tha Arteta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news